Maqedoni
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Askush në botë s’mund të ndihet i sigurt
27.04.2022 17:59
Luftimet në Ukrainë janë duke vazhduar. Shumë qytete janë bombarduar gjatë ditës....

Luftimet në Ukrainë janë duke vazhduar. Shumë qytete janë bombarduar gjatë ditës. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se Rusia ka humbur kontrollin dhe godet objekte të centraleve bërthamore. Askush në botë nuk mund të ndihet i sigurt, tha Zelenski.
"Trupat ruse lëshuan tre raketa drejtpërdrejt mbi blloqet e termocentraleve tona bërthamore. Dhe tre termocentrale bërthamore menjëherë: mbi Zaporizhzhia, mbi Khmelnytsky dhe jug - termocentralet bërthamore të Ukrainës. Çfarë është? A po na kërcënojnë?",- deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Putin: Rusia është e gatshme për negociata
Në Mariupol, forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal, ku janë fshehur luftëtarë dhe civilë. nuk ka arritje për korridore humanitare. Presidenti rus, Vladimir Putin thotë megjithatë se Rusia është e gatshme për negociata.
“Ushtria ruse e ka përfunduar operacionin e saj dhe civilët mund të largohen nga zona kur do që ata dëshirojnë. Pavarësisht faktit që operacioni ushtarak po vazhdon, ne ende shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje në rrugën diplomatike.”,- tha presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Gueterres: Mbështesim dialogun, s’jemi pjesë e negociatave
OKB është shumë e shqetësuar për situatën e tensionuar në Ukrainë.
“OKB-ja nuk është pjesë e një negociate politike. Ne nuk jemi ftuar kurrë së bashku në këtë proces, gjithmonë kemi qenë të përjashtuar, mbështesim plotësisht dialogun midis dy vendeve.”,- theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Moska ndërkohë ka akuzuar forcat ukrainase për goditjen e shënjestrave brenda territorit të saj, përfshirë një cisternë nafte në Bolgorod, por Ukraina nuk i ka konfirmuar sulmet. Shpërthime të shumëfishta u dëgjuan të mërkurën në qytetin rreth 40 km në veri të kufirit me Ukrainën.
FARIJE DAUTI BAKIJU
