Vevçani i përgatitur për karnavalin tradicional
Vevçani po përgatitet për karnavalin tradicional për ardhjen e Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër, i cili me programin e pasur do të zgjasë prej më 9 deri më 14 janar....

Në këto ditë do të ketë promovime, performanca, shfaqje dhe koncerte të grupeve muzikore, ndërsa ngjarje qendrore është karvani tradicional i karnavalit i cili do të përfundojë me djegien e maskave më 14 janar ditën kur edhe përfundon Karnavali i Vevçanit.
Programi kryesor muzikor do të mbahet më 12 dhe 13 janar në të cilin do të performojnë banda "Superhiks" nga Maqedonia dhe banda kroate "Përlavo kazalishte".
Karnavali i Vevçanit është në mesin e karnavaleve më të njohur të Ballkanit i cili kultivohet mbi 1400 vjet. Në ditët kur festohet ardhja e Vitit të ri të vjetër, Vevçani shndërrohet në skenë të madhe të hapur, ndërsa ngjarjen çdo vit në ditë e vizitojnë mbi 50.000 mysafirë nga Maqedonia dhe nga jashtë. (mia.mk)
