Maqedoni
Spasovski: Policia të punojë për qytetarët
27.04.2022 18:23
Ministri i punëve të brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë vizitës së tij në Rаdovish...

Ministri i punëve të brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë vizitës së tij në Rаdovish për rikonstruimin e një objekti policor, shpalosi edhe rolin dhe ndikimin e MBP gjatë 100 ditëve të fundit. Spasovski u shpreh krenar që struktura policore është tërësisht e reformuar.
Spasovski tha se Kuvendi, në bazë të rekomandimeve të GRECO-s, miratoi ndryshimet në ligjet për punë të brendshme dhe për policinë, me të cilat përcaktohet se zyrtarët policorë nuk mund të jenë anëtarë të partive politike, përkatësisht të kenë veprimtari politike. Kjo, sipas Spasovskit, flet mjaft për vendosmërinë e kësaj kryesie të MPB-së dhe Qeverisë se politika duhet të qëndrojë anash institucioneve të sigurisë nëse duam të kemi një shtet të sigurt, qytetarë të sigurt.
SEDAT SELIMI
