Maturantët peticion online për heqjen e maturës shtetërore
28.04.2022 11:35
Në rrjetet sociale ka nisur një peticion online....

Në rrjetet sociale ka nisur një peticion online për hejen e matures shtetërore për maturantët për shkak të pengesave që fillimisht ka shkakuar pandemia e më pas edhe greva e arsimtarëve.
Në ueb-faqen “change.org” është publikuar peticion ku kërkohen online nënshkrime për heqjen e maturës shtetërore për vitin arsimor 2021/2022.
“Për shkak se për një periudhë të gjatë ishim online (2 vite), pushimi dimëror u vazhdua dhe greva e profesorëve bëri që humbën materialet kryesore dhe konsiderojmë se jemi gjenerata më e dëmtuar dhe s’kemi bazë për t’u testuar për maturë”, shkruhet në përshkrimin e peticionit.
