Rusia pezullohet nga Agjencia e OKB-së për Turizëm Botëror
28.04.2022 12:30
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror....

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror ka votuar për të pezulluar Rusinë për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë.
Pjesa më e madhe e 160 vendeve anëtare të Agjencisë kanë përkrahur vendimin. Mocioni ka kërkuar dy të tretat e votave. Para votimit për pezullim, Rusia ka bërë të ditur se po largohet nga agjencia.
“Veprimet do të kenë gjithmonë pasoja. Paqja është e drejtë themelore e njeriut. E garantuar për të gjithë. Pa përjashtime”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i këtij trupi, Zurab Pololikashvili.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë se vendimi është i motivuar politikisht, prandaj Rusia e konsideron jolegjitim.
