Institucioni “pyetje deputetësh”, Micevski: Po e shfrytëzoni për vetëpromovim
Opozita kriton shumicën parlamentare....

Opozita kritikon shumicën parlamentare se nuk i jep hapësirën e duhur dhe po shfrytëzon institucionin pyetje deputetësh për vetëpromovim. Sipas koordinatorit të VMRO DPMNE-së, deputetët e shumicës parlamentare veç pyetjeve gojore parashtrojnë edhe pyetje me shkrim dhe se ministrat u përgjigjen kryesisht pyetjeve të deputetëve të shumicës.
“Unë e kuptoj se instrumentin pyetje deputetësh dëshironi ta shfrytëzoni si vegël PR të Qeverisë, por s’është në rregull që të parashtroni edhe pyetje shtesë. Nga 15 pyetje, 9 janë pyetje nga pushteti të cilave u është përgjigjur Qeveria. D.m.th. nuk u përgjigjen pyetjeve të parashtruara nga opozita.”,- tha koordinatori i GP të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Mitrevski: Gjatë qeverisjes suaj ishte më keq
Mirëpo, koordinatori i LSDM-së thotë se çdo gjë është në harmoni me Rregulloren. Sipas Mitrevskit, ka qenë pushteti i VMRO DPMNE-së ai që ka ngulfatur opozitën e atëhershme.
“Kishte nga 50, 60,70 pyetje të porositura që të opozita e atëhershme të mos vjen në rend të parashtron pyetje. Tani, nëse janë problem 9 pyetje të shumicës, a në fakt edhe deputetët e pushtetit janë deputetë të zgjedhur nga qytetarët, të cilët kanë pyetje nga qytetarët që kanë takuar.”,- u shpreh koordinatori i GP të LSDM-së, Jovan Mitrevski.
Misovski: Penguat ndryshimin e rregullores
Nënkryetari i Kuvendit sqaroi se pr/ndryshimi i Rregullores së Kuvendit në Procesin Zhan Mone ka paraparë më shumë hapësirë për opozitën por sipas tij procesi ka dështuar për shkak të opozitës.
“Thirreni në të huajt por i dini raportet pasi keni kontakte me ta. Gishtin e kanë drejtuar nga ju, VMRO DPMNE. Ne kishim dëshirë ta ndryshojmë këtë Rregullore, por nuk e pranuat. Kështu që nuk shoh shkeljen e ndonjë procedure ose të Rregullores.”,- tha nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski.
Si zakonisht, edhe në këtë seancë për pyetje deputetësh, proporcioni për të parashtruar pyetje ishte dy ndaj një, në favor të opozitës. Nga 14 deputetë të paraqitur për pyetje, shtatë ishin nga VMRO-DPMNE, katër nga LSDM, dy nga “E Majta” dhe një nga ASh-ja. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
