Në linjën "Alo doktor" 842 telefonata për një javë
Në shtatë ditët e kaluara në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo doktor" 02/15-123 janë regjistruar 842 telefonata ndërsa nga funksionimi i këtij numri nga mesi i shtatorit gjithsej janë bërë 15.895 telefonata....

Për këshilla mjekësore janë në dispozicion 22 mjekë, ndërsa telefonatat janë nga qytetarë nga të githa qytetet e vendit.
Të gjithë personave të cilët kanë telefonuar në linjën "Alo doktor" i është dhënë ndihmë mjekësore përmes këshillave mjekësore dhe terapi përkatëse në bazë të simptomave.
Në të shumtën e rasteve telefonatat në numrin 02/15-123 janë për ndihmë mjekësore me spektër të gjerë të simptomatologjive të ndryshme, simptomave kardiovaskulare dhe respiratore, për ngritjen e tensionit, probleme me temperaturë të lartë trupore, kollë, ftohje dhe simptoma të dhimbjeve të ndryshme.
Çdo ditë nga ora 18 deri në orën 22 në call qendrën "Alo doktor" për këshillë mjekësore janë kujdestarë dhe në dispozicion për këshilla mjekësore mjekët e insitucioneve shtetërore publike.
Sot do të jetë në kujdestari prof.dr. Aleksandar Shikole, drejtor i Klinikës së nefrologjisë, ndërsa nesër prof. dr Lidija Çebrevska nga Klinika e hematologjisë.
