Botë
Finlanda dhe Suedia aplikojnë për në NATO, Stoltenberg: Procesi i anëtarësimit, i shpejtë
28.04.2022 15:13
NATO është gati të mirëpresë shpejt Finlandën dhe Suedinë, nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim....

NATO është gati të mirëpresë shpejt Finlandën dhe Suedinë, nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim. Kjo u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë për gazetarët. Sekretari i përgjithshëm tha se i takon secilit vend të vendosë nëse do të aplikojë për anëtarësim, por ata do të mirëpriteshin me krahë hapur ndaj NATO-s, nëse vendosin ta bëjnë këtë.
Stoltenberg tha se procesi zyrtar i bashkimit do të ishte i shpejtë, nëse Finlanda dhe Suedia aplikojnë. Ai shtoi se aleanca ushtarake e NATO-s do të mbështesë gjithashtu të dyja vendet në periudhën e ndërmjetme midis aplikimit dhe ratifikimit zyrtar. Rusia, e cila ndan një kufi prej 1340 km me Finlandën, ka thënë më parë se do të duhet të “ribalancojë situatën” me masat e veta nëse aplikimi i Finlandës në NATO shkon përpara. Finlanda dhe Suedia kanë vendosur të shpallin aplikim të njëkohshëm për t’u bashkuar me NATO-n muajin e ardhshëm.
“Do të flas me presidentin finlandez brenda ditës. Do të flasim për aplikimin e mundshëm të Finlandës për anëtarësim në NATO. Gjithashtu edhe për tu dakorduar edhe për një radhitje të përkohshme për të mënjanuar mungesën e precizitetit për të drejtën e Finlandës dhe të Suedisë për të zgjedhur rrugën e tyre. Kjo është e drejte themelore e çdo shteti të Europës për të vendosur për ardhmërinë e tyre. Prandaj kur Rusia mundohet që të përzihet dhe të ndërhyjë me anë të kërcënimeve ndaj Finlandës dhe Suedisë, për të mos aplikuar për anëtarësim në NATO, kjo tregon sa Rusia nuk i respekton të drejtat themelore, të kujtdo qoftë populli për ta zgjedhur rrugën e tij. Ne po bisedojmë me të dyja shtetet, dhe nëse vendosin të vijnë janë të mirëseardhura. Procesi i anëtarësimit do të ecë shumë shpejt.”,- tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
