Botë

Mos-votimi i llogarisë përfundimtare në komunën e Tetovës, mund të ketë zgjedhje të parakohshme për këshillin

28.04.2022 15:43

Mos-votimi i llogarisë përfundimtare në komunën e Tetovës, anulimi i seancës së 10 të këshillit dje...

Mos-votimi i llogarisë përfundimtare në komunën e Tetovës, anulimi i seancës së 10 të këshillit dje, prerja e drunjve në rrugën “Strash Pinxhur” dhe shumë probleme tjera që ka këshilli komunal në Tetovë mund të vijë deri në zgjedhjet e parakohshme për këshill komunal. Kryetari i Tetovës, Bilalla Kasami, tha se sot është njoftuar Ministria e Pushtetit Lokal dhe presin përgjigje se çka më tutje.
 
“Pas zhvillimeve të fundit veçanërisht pas situatës me llogarinë përfundimtare un,veç më e kamë informuar Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe ata janë përgjegjës për vazhdimin e mëtutjeshëm dhe vendimin me çka më tutje me Këshillin e Tetovës.”,- tha kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
 
Kasami tha se është i gatshëm për punë por nëse imponohet zgjedhjet e parakohshme për këshill do të veproj në bazë të ligjit.
 
“Qytetarët janë të lodhur nga shkuarja në zgjedhjet të parakohshme veçanërisht tetovarët,por në këtë rast nëse dikush do të bëjë politik, ati ku nuk bëhet politik,duke refuzuar llogarinë përfundimtare, çdo kush duhet të mbajë përgjegjësi konform përgjegjësive që ka marrë nga qytetarët. Në seancën paraprake është refuzuar të futet në rend dite llogari përfundimtare nga këshilltarët. Ne jemi të gatshëm për punë, por kush është i gatshëm ne të tregoj, nëse na imponohet ne do të paraqitemi konform asaj që kemi obligim.”,- theksoi Kasami.
 
Këto komente Kasami i bëri sot nga qëndrimi i tij në NJTKZ Tetovë ku ndau disa vendime të reja me rritje page nga 6000 denarë deri 8000 denarë konform Ligjit për këtë njësi.
 
VISAR SADIKI