Maqedoni

LSDM për pagat e arsimtarëve: Refuzimi i rritjes së pagave, agjendë e opozitës

28.04.2022 15:58

Greva në arsim ka përplasur sërish pozitën me opozitën....

Greva në arsim ka përplasur sërish pozitën me opozitën. Kjo Qeveri e kryesuar nga LSDM si asnjëherë më parë tregoi kujdes për të  punësuarit në arsim, thonë nga LSDM. Përmes dialogut social u arrit propozim konkret për rritjen e pagave për 12 për qind, si dhe marrëveshje e re kolektive për rritjen e pagave. Por, meqë rritja prej 3000 denarësh u refuzua nga SAShK, sipas LSDM-së shihet qartë se qëllimi nuk janë pagat e arsimtarëve por agjenda e opozitës, thonë nga LSDM.  
 
“Refuzimi për rritjen e pagave mesatarisht për 3000 denarë, nga udhëheqësia e SASHK-ut, tregon se pagat e arsimtarëve nuk janë qëllimi por agjenda politike e opozitës. Askush nuk guxon t’i rrezikojë të drejtat e fëmijëve. Institucionet kanë obligim të sigurojnë vazhdimin e mësimit. Nxënësit duhet të vijojnë procesin mësimor, që pasojat e arsimimit të tyre të mos vështirësohen edhe më tej.”,- tha Zhaklina Llazarevska nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Arsimtarët kanë të drejtë të garantuar të grevës
 
Por, nga VMRO-DPMNE thonë se të punësuarit në arsim kanë të drejtë të garantuar të grevës, por edhe mundësi ligjore për rritjen e pagave sipas marrëveshjes kolektive thuhet në komunikatën e VMRO DPMNE–së.
 
“Punonjësit e arsimit kanë të drejtë legjitime për të kërkuar paga më të  larta sepse standardi jetësor po bie, inflacioni për muajin mars është 8. 8 % , për një vit buka u shtrenjtua 100 %, vaji 100%, derivatet për 70 % , rryma për 30 %, dhe të gjitha shpenzimet jetësore prej 30 deri më 50 %.”,- u tha nga VMRO-DPMNE.
 
Nga partia e Mickoski akuzojnë pushtetin për shantazhim dhe kërcënim të arsimtarëve. Ata edukojnë fëmijët tanë dhe meritojnë trajtim dinjitoz nga institucionet thonë nga pallati i bardh.
 
FLUTURA LATIFI