Maqedoni
Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, për t’u përballur me sfidat nevojitet dialog social
28.04.2022 16:10
Në nivel global çdo vit ndodhin mbi 400 milionë incidente dhe fatkeqësi në vendet e punës...

Në nivel global çdo vit ndodhin mbi 400 milionë incidente dhe fatkeqësi në vendet e punës, ndërsa janë të regjistruar mbi 3 milionë fatalitete. Për t’u ballafaquar me sfidat që ndikojnë në shëndetin dhe sigurinë në vendet e punës është e nevojshme dialog social u tha me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
“Dialogu social me këtë plan nga viti në vit është përforcuar dhe përmirësuar. Sindikata e pavarur e Maqedonisë vlerëson se ende nuk janë siguruar kushtet optimale për plotësinë dhe sigurinë e përmirësimit të vazhdueshëm të situatës me kushte më të mira dhe të sigurta pune në kompanitë tona.”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Maqedonisë, Darko Dimovski.
Të gjithë ne së bashku punëtorët, punëdhënësit dhe personat profesional duhet të punojmë në mënyrë aktive që të mundësojmë tu sigurojmë mbrojtje dhe më shumë siguri punëtorëve tanë tha ministrja Trençevska.
“Ne tregojmë pa mëdyshje vendosmërinë tonë, ne duhet të vazhdojmë të mundohemi për përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe të promovojmë kulturën e parandalimit dhe të vazhdojmë ta bëjmë këtë si më parë me përfshirjen aktive dhe bashkëpunimin e ndërsjellë të të gjitha subjekteve përkatëse.”,- tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Në konferencë u konstatua se sfidat e paraqitura nga pandemia me Covid-19, kanë treguar se ekzistenca e parimeve dhe zbatimi i tyre janë thelbësore për mbrojtjen dhe sigurinë e punëtorëve.
VLORA LATIFI TOPOJANI
