Maqedoni
OHIS, 600 tonelata mbetjesh do të eksportohen në Francë
28.04.2022 16:17
Një sasi e mbetjeve të rrezikshme nga ish-kompleksi industrial OHIS tanimë është eskladuar dhe më tre maj do të eksportohet në Francë....

Një sasi e mbetjeve të rrezikshme nga ish-kompleksi industrial OHIS tanimë është eskladuar dhe më tre maj do të eksportohet në Francë. Bëhet fjalë për rreth 450 tonelata me materiale të rrezikshme kimike dhe 150 tonelata të dheut të kontaminuar, të cilat deri në fund të qershorit pritet të eksportohen në Francë.
“Deri tani janë pastruar 450 tonelata mbetjesh Heksa Klor Cikloheksan apo thënë në gjuhën popullore Lindan dhe diku rreth 150 ton të dheut të kontaminuar, që është me koncentrim më të ulët nga HCH - mbetjet që trajtohen me koncentrim të lartë.”,- tha koordinatorja, Suzana Andonova.
“Pritet të paketohen gjatë këtyre ditëve nëpër kontejner dhe me tre maj të fillojë eksportimi i parë i shtatë kontejnerëve. Nuk mundet tërë kjo sasi të transportohet për një here sepse vet inserenatori në Francë ka kapacitet të limituar që mund të pranojë në nivel mujorë.”,- theksoi projekt menaxheri, Aleksandar Mickovski.
Ata njëherit theksuan se i tërë procesi është zhvilluar nën kushte të sigurta për rrethin. Për Pastrimin e deponisë së vogël nevojitet rreth një vit, e më pas do të krijohen kushtet për fillimin e pastrimit të deponisë së madhe në OHIS, thonë nga Ministria e Ambientit.
“Puna shkon më shpejtë se sa ne prisnim. Ky është lajm i mirë mendoj se do të jemi gati deri në fund të vitit pasi ishte paraparë për 12 muaj të bëhet pastrimi. Me ligjin për ambient jetësorë e kemi obliguar shtetin që të pastrohen të gjitha pikat e nxehta në vend dhe kemi plan të veçantë për këtë, që do të thotë se edhe Jegunovca, Llojani dhe pikat tjera të nxehta do të pastrohen.”,- u shpreh ministri i ambientit, Naser Nuredini.
Ministri Nuredini sqaroi se në vend ka 16 pika të ashtuquajtura të nxehta të cilat deri tani ligjërisht nuk ishin evidentuar.
GYLTENE SINANI
GYLTENE SINANI
