Maqedoni

Mickovski kritikon punën e qeverisë, kërkon zgjedhje të parakohshme

28.04.2022 16:33

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, ka kritikuar punën e Qeverisë brenda këtyre 100 ditëve të para...

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, ka kritikuar punën e Qeverisë brenda këtyre 100 ditëve të para, duke e vlerësuar këtë Qeveri si më të dobëtën deri më tani. Mickovski ka numëruar me dhjetëra lëshime dhe keqmenaxhime të cilat, sipas Mickovskit, kanë ndodhur deri sa në krye të kësaj Qeveria është LSDM. Mikovski i bëri thirrje kryeministrit Kovaçevski që të caktojë një takim të përbashkët i cili do të ishte publik, në të cilin do të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por do të propozojë edhe katër ekipe të ekspertëve të dëshmuar të cilët do t’i ndihmojnë Qeverisë. 
 
“Sot në mënyrë publike dhe në mënyrë të hapur propozoj deri tek Kovaçevski që të organizojë takim të përbashkët në të cilin do të dakordojmë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si zgjidhje e natyrshme për gjendjen e rëndë në Maqedoni. Në atë takim e kam ndërmend të propozoj katër ekipe të përbëra nga VMRO-DPMNE, ekspert të katër lëmive më të ndjeshme të vendit, të cilat do të punojnë me ekipet e Qeverisë nga dita e takimit deri në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Ekipi i parë do të jetë në sferën e ekonomisë të cilin do ta udhëheq Vllado Misajllovski. Ekipi i dytë do të jetë për politikën e jashtme të cilin do ta udheheqin Aleksandar Nikollovski dhe Timo Mucunski. Ekipi i tretë do të jetë në sferën e Shëndetësisë të cilin do ta udhëheq Igor Nikollov, dhe ekipi i katër do të jetë në sferën e Arsimit të cilin do ta udhëheq Vesna Janevska.”,- theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Mickovski potencoi se kjo ofertë do të jetë e hapur deri më 10 maj. Por është refuzuar menjëherë nga kryeministri Kovaçevski, i cili potencoi se kjo Qeveri ka shumicën absolute në Parlament, ndërsa zgjedhje do të ketë në vitin 2024.
 
“Kjo Qeveri ka shumicën e saj parlamentare, ndërsa zgjedhje do të ketë në vitin 2024. Në ato zgjedhje do të fiton kryetari i propozuar nga partitë aktuale të cilat janë në shumicë, të cilët prioritet e kanë integrimin në BE. Ndërsa pas zgjedhjeve Presidenciale ky koalicion do të korrë edhe një fitore në zgjedhjet Parlamentare po ashtu në vitin 2024. Sa i përket akuzave të liderit të opozitës se ka marrëveshje të definuar me Bullgarinë, kjo nuk është e vërtet, sepse sikur të kishte, do të duhet ta kisha sjellë në Kuvend për miratim.”,- u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Mickovski ndërkohë kundërpërgjigjet nëse Kovaçevski e refuzon edhe këtë propozim atëherë do të marrin hapa tjera të cilat Qeveria nuk do të mund t’i parasheh, duke mos zbardhur planin e tyre aksionar. 
 
FITIM KRYEZIU