Ekonomi

Banka Popullore: Reformat strukturore duhet të vazhdojnë

28.04.2022 17:11

Institucionet ndërkombëtare nuk parashikojnë recesion, por vetëm ngadalësim të rritjes ekonomike....

Institucionet ndërkombëtare nuk parashikojnë recesion, por vetëm ngadalësim të rritjes ekonomike dhe kjo do të reflektohet në ekonominë e brendshme, tha guvernatorja e Bankës Popullore, Angellovska - Bezoska. Rritja pritet gjithashtu edhe me projeksionet e fundit, kurse trajtimin e sfidave aktuale nuk duhet të lihet në pritje të reformave strukturore. Sipas guvernatores, në gjysmën e dytë të marsit ka një stabilizim të ndjeshëm të bazës së depozitave dhe nuk ka pengesa për të paguar gazin rus në rubla.
 
“Ky vendim për rritjen e normës së interesit, i cili është marrë në kuadër të Komisionit për Politikë Monetare dhe Operative, është më shumë një veprim parandalues dhe një reagim ndaj pritjeve inflacioniste, që tregon një zhvendosje në rritje.”,- tha guvernatorja e BPM-së, Anita Angelovska-Bezoska.
 
Banka Qendrore Evropiane: Prioritet në agjendë - prodhimi bujqësor
 
Pandemia ka krijuar një urgjencë për digjitalizim, kriza aktuale po inkurajon një tranzicion të gjelbër drejt efiçencës së energjisë. Vitin e kaluar, Banka evropiane për investime vuri në dispozicion 257 milion euro për të mbështetur dekarbonizimin në rajon. Edhe prodhimi bujqësor duhet të jetë në krye të agjendës.
 
“Ajo që nevojitet është të shihet se cilat vende janë shumë të varura nga importi i ushqimit dhe të shihet se si të stimulohen vetë ato vende që të jenë prodhues të ushqimit.”,- u shpreh nënkryetarja e Bankës Evropiane për Investimeve, Liljana Pavlova.
 
Sipas Pavlovës, aktualisht është duke u vlerësuar gjendja me Korridorin 8 dhe po punohet në projekte për impiantet e trajtimit të ujërave të zeza. 100 milionë euro i jepen bankës së zhvillimit në vend për instrumente të ndryshme dhe projekte novatore për sektorin privat.
 
SEDAT SELIMI