Maqedoni

Pezullohet greva e mësimdhënësve, nesër fëmijët dhe arsimtarët kthehen në shkolla

28.04.2022 17:41

Fëmijët dhe mësimdhënësit nesër kthehen në shkolla. Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës...

Fëmijët dhe mësimdhënësit nesër kthehen në shkolla. Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përkohësisht ka ndërprerë grevën. Kryetari i SAShK-ut sqaron se deri te ky vendim ka ardhur pasi që Ministria e Arsimit dhe Shkencës është thirrur në Ligjin për zgjidhe paqësore të kontesteve në punë. Greva do të pezullohet për 10 deri në 20 ditë, afat kohorë në të cilin pritet të gjendet zgjidhje për rritjen e pagave në arsim. Greva u pezullua për një kohë të caktuar, por Nedellkov i cili gjatë kohë është pjesë sindikatës, për së pari herë ballafaqohet me ligjin për zgjidhje paqësore të kontesteve. 
 
“Me këto dispozita gjatë grevës nëse kërkohet ndërprerje, fillon pezullimi. Kjo praktikisht për ne ishte diçka e re, ne në mëngjes e morëm këtë letër, prandaj dhe aq shpjet u zhvillua e gjithë situata. Ne duhet të respektojmë ligjin na pëlqen ose jo. Them edhe nëse nuk na pëlqen sepse një pjesë e madhe e anëtarësisë ende dëshirojnë të protestojnë dhe i kërkojnë të drejtat e tyre. Por, ja kjo na erdhi papritur dhe patjetër të sillnim vendim të tillë.”,- tha kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Kreu i SASHK-ut nuk dha një përgjigje se cili është kompromisi që mund të pranoj sindikata nëse qeveria nuk pranon rritjen prej 18.4 për qind, por u shpreh se nëse nuk plotësohen kërkesat e SAShK-ut, brenda këtij afati kohorë greva sërish do të aktivizohet.  
 
“Nuk kam mandate për t’ju treguar se me sa për qind do të ishin pajtuar anëtarët tonë. Këtë do të mund ta dimë pas bisedimeve. Këto ditë do të komunikojmë çdo ditë me anëtarët dhe atëherë do të mund ta dimë.”,- u shpreh kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Saj përket paralajmërimit se arsimtarëve do t’ju paguhen vetëm shtesat gjatë periudhës që kanë qenë në grevë, Nedelkov thotë se kjo është e kundërligjshme. Nuk e di a do tu paguhet rroga e plotë, por kjo do të thotë se SAShK-u do të padis dhe do të ketë edhe padi individuale nga arsimtarët ndërsa do të paditen punëdhënësit direkt e që në këtë rast janë drejtorët e shkollave, tha Nedellkov. Ai tha se për të mos bërë më shumë presion ndaj dialogut, rekomandohet që mos mbahet protesta e paralajmëruar me 4 maj.
 
SANIJE DURAKU