Maqedoni

Komuniteti hebre shënon Ditën Kombëtare të Holokaustit

28.04.2022 18:32

Në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë u shënua Dita Kombëtare e Holokausti....

Në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë u shënua Dita Kombëtare e Holokaustit dhe heroizmit të shtetit të Izraelit. Komuniteti hebre dhe Fondi i Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë theksuan rëndësinë e kësaj dite e cila sipas kalendarit hebraik përkujton kryengritjen hebraike në geton e Varshavës në vitin 1943 dhe gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në Holokaust.
 
“Në këtë datë një grup të rinjsh hebrenj kundërshtuan pushtuesin gjerman, fashizmin gjerman. Ajo luftë zgjati rreth tre javë dhe përfundoi me vrasjen kolektive të të gjithë atyre që morën pjesë në mbrojtjen e getos së Varshavës. Shteti Izraelit ka veçuar këtë datë si simbolikë e ditës së heroizmit dhe Ditë Kombëtare e Holokaustit.”, tha Pepo Levy, kryetar i komunitetit hebre në Maqedoni.
 
Me këtë rast u hap edhe ekspozita me titull "Urimet për ditëlindje, për të gjitha ditëlindjet e pafestuara", si pjesë e projektit "Holokausti përmes prizmës së syve të fëmijëve" si dhe u ndezën gjashtë qirinjë memorial. Në ngjarje morën pjesë personalitete, diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë. 
 
LEONORA KALIQI