Aksion i policisë turke kundër spiunëve të dyshuar për përgjim ilegal
05.01.2015 10:21
Autoritetet turke zhvillojnë aksion kundër spiunëve të dyshuar, të cilët ilegalisht kanë përgjuar policë nga qarku i Gaziantepit, në Turqinë Jugore, njoftuan sot mediat turke....

Operacioni është drejtuar vetëm kundër pjestarëve të shërbimit për zbulim. Veçmë janë arrestuar disa persona, ndërsa pritet në fund të aksionit numri i tyre të arrijë 23 persona, njoftuan mediat turke.
Ky është aksioni i fundit kundër nëpunësve policorë nën dyshimin për përgjim ilegal. Në aksionet paraprake u arrestuan disa dhjetëra policë, përfshirë edhe nëpunës policorë me pozicion të lartë.
