Dritan Abazoviq, Kryeministër i ri i Malit të Zi
Qeveria e re e Malit të Zi...

Qeveria e re e Malit të Zi, me në krye kryeministrin shqiptar Dritan Abazoviç, ka marrë votat e nevojshme në parlament ditën e djeshme.
Në kabinetin e ri qeveritar në Malin e Zi bien në sy edhe dy ministra shqiptarë. Emri i parë është Fatmir Gjeka, i propozuar si Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. I dyti është Maras Dukaj, i propozuar si Ministër i Administratës Publike.
Në planin e dorëzuar, Abazoviç ka renditur pikat kryesore ku do të fokusohet qeveria e re, ku mes të tjerave përfshihet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe reforma të reja për të përballuar krizën ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.
Zgjedhjen e Abazoviqit kryeministër, u mirprit dhe u urua nga liderët shqiptarë të vendit dhe rajonit.
