Pezullimi i grevës në arsim, VMRO: Qeveria shkel të drejtat e garantuara

29.04.2022 12:49

Opozita sërish ka kritikuar pushtetin sa i përket pezullimit të grevës...

Opozita sërish ka kritikuar pushtetin sa i përket pezullimit të grevës. Sipas VMRO-së greva është e drjtë elementare e garantuar me kushtetutë, dhe pushteti duke kërcënuar me ndërprerje të grevës dhe shkarkimin e mësuesve, ata po rrezikojnë  këtë të drejtë.

Kërcënimet e Trençevskës për shkarkimin e atyre që hyjnë në grevë janë shkelje e autoritetit dhe dinjitetit të edukatorëve, thonë nga VMRO.

Kërcënimet dhe shantazhet nga qeveria janë një fiasko që do të mbetet një njollë e zezë për qeverinë që do të mbahet mend përgjithmonë. Poshtërimi i mësuesve nuk do të harrohet. Stafi arsimor është në pozitë të pabarabartë dhe të keqe.

Është e nevojshme të pranohen kërkesat e tyre dhe të sigurohen kushte dinjitoze pune. Qeveria u bën presion mësuesve dhe nuk dëshiron të zbatojë kërkesat e tyre, që të ketë më shumë para në buxhet për tenderat dhe marrëveshjet e errëta.

LSDM: Fillimi i mësimit i jep shansë dialogut

Nga LSDM kundërpërgjigjen se tani për tani e rëndësishme është që nxnësit u kthyen në bangat e shkollës dhe fillojnë mësimin.

Vendimi i djeshëm i SASHK-ut për pezullimin e grevës i jep shans dialogut dhe është në përputhje me ligjin për negociata paqësore, thonë nga LSDM.