Moti me borë la pa energji elektrike 160.000 amviseri në Kanada

05.01.2015 10:24

Shira të ftohtë dhe reshje të mëdha të borës në natën e kaluar në provincën kanadeze Kvebek, lanë pa energji elektrike 160.000 familje, njoftoi televizioni Si-Bi-Es, transmeton TASS....

Më keq të goditura janë rajonet lindore dhe jugperëndimore të provincës, posaçërisht Montreali dhe rrethina, njoftoi rrjeti Elektro-distribues Kvebek. Janë mobilizuar 160 ekipe servisi, të cilat punojnë në riparimin e rrjetit elektro-distribues.

Shërbimi kombëtar meteorologjik i Kanadasë paralajmëroi 30 centimetra të reja reshje të borës në këto rajone të Kvebekut. Në pjesën veriore të provincës pritet edhe i ftohtë ekstrem gjatë natës deri në minus 48 gradë Celsius.

Natë e ftohtë pritet edhe në Kanadanë Qendrore, në provincat Saskaçevan, Manitoba, Alberta dhe një pjesë nga Ontario, ku temperaturat do të ulen deri në minus 40-45 gradë, paralajmërojnë sinoptikët. Në rajonet më lindore Njufaunlend dhe Labrador paralajmërohet mot me temperatura të ulëta deri në minus 23-35 gradë Celsius, i shoqëruar me reshje të mëdha të borës dhe erëra uragani, me shpejtësi deri 120 kilometra në orë.