Pas Malit të Zi, alarm për bombë në 22 shkolla të Beogradit
29.04.2022 14:05
22 shkolla u evakuan paraditen e se premtes në Beograd....

22 shkolla u evakuan paraditen e se premtes në Beograd, pasi një alarmi se në ambientet e tyre ishin vendosur bomba.
Të gjitha raportet rezultuan ishin të rreme, sipas minstrisë së brendshme serbe.
Me te marrë emailin kërcënues, studentët dhe punonjësit shkollave u evakuuan pa vonesë. Fillimisht alarmi për bombë në Beograd – ishte raportuar në pesë shkolla, e më pas edhe në pjesën tjetër.
Një situatë e ngjashme ndodhi edhe ne Mal të Zi pak ditë më parë, Në zyrat e komunave, të shkollave dhe policisë mbërritën e-maile ku njoftohej vendosja e bombave në 41 institucione.
Edhe atje pas kontrollit nga autoritete, alarmi rezultoi fals, ndërsa autoritetet po hetojën ngjarjen.
