Eurovizion 2022, kush janë tre prezantuesit zyrtarë të eventit në Torino

29.04.2022 14:09

Janë bërë publikë tashmë emrat e tre moderatorëve....

Janë bërë publikë tashmë  emrat e tre moderatorëve që do të prezantojnë Eurovision 2022 që do të mbahet në qytetin e Torinos në datat 10, 12 dhe 14 maj në Palaolimpico, e që do të transmetohet drejtpërdrejt në të tre netët e tij edhe në TVM 2.

Laura Pausini, Mika dhe Alessandro Cattelan do të jenë prezantuesit të cilët u zyrtarizuan në skenën e Teatrit Ariston gjatë mbrëmjes së dytë të Sanremo 2022. Shumë të dashur për publikun, secili me një karrierë mbi dhjetë vjeçare pas vetes, ata tashmë kanë përvojë në menaxhimin e televizionit falë pjesëmarrjes së tyre në emisionet prime-time në TV italian.