Xhaferi: Vizita në Ukrainë tregon mbështetjen e vendit tonë

29.04.2022 14:15

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi....

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas kthimit nga vizita në Ukrainë përsëriti se me prezencën e tij si dhe kyçjen e vendit në të gjitha sancionet për federatën Ruse tregojnë mbështetjen e shtetit tonë ndaj popullit të Ukrainës. Në kuadër të mundësive vendi do t’i ofrojë ndihmë të ndryshme Ukrainës varësisht nga nevojat që do të përcaktohen, përfshi edhe ndihmë ushtarake.

 “Vendimet e vendit tonë kundrejt kyçjes në të gjitha masat restrektive ndaj federates Ruse nënkuptojnë edhe mbështetjen tonë në mbështetje të që burojnë dhe do të dalin nga institucionet e Ukrainës. Gjithsesi se ajo mbështetje do të jetë në relacion të mundësive të çdo një vendi një për një, qoftë në aspektin financiarë, qoftë në aspektin material, mbështetje konform mundësive,kjo përfshin edhe mbështetjen ushtarake me paisje konform vendimeve përkatëse institucioneve dhe organizmave ku bëjmë pjesë si antare e plotfusqishme e NATO-s nënkupton se edhe vendi ynë ka obligime të caktuara kundrejt vendimeve që merren në instancat e NATO-s” – deklaroi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Krahas gjendjes së luftës qytetet të cilat nuk janë të prekura nga lufta po punojnë dhe ka shpresë thotë Xhaferi.

“S’do mend që është atmosferë lufte, ajo që le përshtypje që është pozitive qytetarët gjegjësisht vendbanimet të cilat nuk janë të prekura nga lufta me sjelljen e tyre janë drejtpërdjet të kyçur në procesin e mbështetjes së asaj që është përpjekje e institucioneve përkatëse për dalje nga ajo gjendje dhe të gjithë qytetarët e aftë për punë janë të kyçur në proces pune të gjitha instancat  nga bujqësia deri në administratë  të gjithë janë në vende pune” – tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Xhaferi gjithashtu tha se në koordinim me të gjitha palët e interesit duhet të mendojmë që në Kuvend të inicohet një rezolutë apo deklaratë që t'i përcaktohen krimet e kryera në Ukrainë. (Naim Ramadani, TVM2)