Maqedoni

Sali: Gejndja me pandeminë është qetësuar

29.04.2022 14:44

Gjendja me pandeminë në vend aktualisht është qetsuar dhe doza e dytë buster...

Gjendja me pandeminë në vend aktualisht është qetsuar dhe doza e dytë buster, apo vaksina e katërt anti kovid, mvaret nga gjendja me pandeminë. Kështu deklaroi minsitri i shëdnetësisë Bekim Sali duke raportuar për 100 ditët e tij në drejtimin e Misnitrisë së Shëndetësisë.
 
“Të dheksoj se gjenja me pandeminë momentalisht është qetsuar. Ne e ndjekim situatën dhe nëse do të merret doza e dytë buster kjo mvaret nga gjendja epidemiologjike.”, tha minsitri i shëdnetësisë, Bekim Sali.
 
Sa i përket sigurimit të sa më shum ilaçeve pa pagesë shtesë Sali tha se janë kontaktuar prodhuesit dhe është arritur marrveshje për çmime të reja. 
 
“Kemi ndërmarr aktivitete për bisedime me të gjith prodhuesit dhe importuesit e ilaçeve në shtetin tonë dhe pas bisedimeve të suksesshme kemi arritur të arrijmë marrveshje për aplikimin e çmimeve të reja për 102 ilaçe originatore dhe 123 ilaçe gjenerike, të cilat do të gjejnë përdorim edhe në nivelin primar edhe në kushte spitalore.”, tha Sali.
 
Poashtu ministri Sali tha se po punohet edhe në modernizimin e sitemit të shëndetësisë. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI