Maqedoni

Kovaçevski: Si qeveri pro evropjane, të arrijmë marrvshje pozitive me Bullgarinë

29.04.2022 15:02

Suksesi në bisedimet me Bullgarinë dhe arritja e marëveshjes nuk mund të arrihet nëse nuk bazohet në vlerat evropiane....

Suksesi në bisedimet me Bullgarinë dhe arritja e marëveshjes nuk mund të arrihet nëse nuk bazohet në vlerat evropiane dhe në parimin e respektit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, si dhe në parimin e dinjitetit”, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, të dyja palët duhet të ruajnë dinjitetin e qytetarëve të dy vendeve.
 
“Ne si qeveri me orientim europian kemi detyrimin të imponojmë një narrativë që do të jetë pozitiv, largpamëse dhe do të mundësojë fillimin e bisedimeve. Por ky narrativë duhet të bazohet në vlerat evropiane, respektin dhe një bisedë dinjitoze.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Osmani: Topi tanimë është në Sofje
 
Kur kanë mbetur vetëm dy javë si mundësi për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, për largimin e pengesës për fillimin e bisedimeve me BE-në, minsitri i jashtëm Bujar Osmani thot se tani gjithçka mvaret nga Sofja zyrtare. 
 
“Topi nuk është më në oborrin tonë, por topi veç më është në Sofje. Ne bëmë gjithçka që mundëm si një partner konstruktiv. Procesi nuk varet më nga ne, por nëse BE do të marrë udhëheqjen strategjike në këtë rajon, sepse nuk është më çështje projekti, por çështje sigurie.”, theksoi minsitri i punëve të jashtme, Bujar  Osmani
 
Mariçiq: Nacionalistët pengesë për marrveshje
 
Sipas zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq të gjitha pengesat, në bisedimet me Bullgarinë, vijnë nga nacionalistët radikalë në të dy anët e kufirit, në mënyrë që bisedimet të dështojnë. Si një qeveri pro-evropiane, ne duhet të vazhdojmë bisedimet me Bullgarinë ose të lejojmë të mbizotërojë nacionalizmi radikal tha ai. 
 
“Integrimi ynë evropian ka qenë viktimë e çështjeve politike dypalëshe për një kohë të gjatë, prandaj është koha që ato çështje të mbyllen sa më shpejt në mënyrë të drejtë dhe dinjitoze, në mënyrë që të angazhohemi për reformat reale dhe europianizimin e shoqërisë sonë.”, u shpreh zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
 
Maqedonia e Veriut është një vend me përvojën më të gjatë kandidate prej 17 vitesh rikujtoj Mariçiq për të shtuar se vendi ka 45 për qind përputhshmëri me BE-në dhe kjo do të thotë se kur të fillojmë negociatat ato nuk do të zgjasin shumë, por është e rëndësishme që t'ju jepet mundësia për të filluar. 
 
SANIJE DURAKU