Ekonomi

Kovaçevski: Me sukses po përballojmë krizën ekonomike

29.04.2022 15:17

Kriza ekonomike dhe energjetike e shkaktuar si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë...

Kriza ekonomike dhe energjetike e shkaktuar si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë, që gjeneroi me rritje çmimesh në nivel global. Kjo ishte ajo që qeveria Kovaçevski u përballë gjatë 100 ditëshit të qeverisjes. Mirëpo kryeministri vlerëson se kjo qeveri arriti me sukses të menaxhon këtë krizë dhe të pengojë rritjen enorme të çmimeve. 
 
“Me 26 masat anti-krizë e penguam goditjen mbi çmimet, në kushte të çmimeve më të larta historike të ushqimeve dhe energjenseve. Me uljen e  tatimit mbi vlerën e shtuar dhe akcizave kemi çmim më të ulët të derivative të naftës në rajon. Me uljen e TVSh-së nga 5% në 0% dhe me kufizimin e marzhave të produkteve bazë ushqimore patëm sukses të pengojnë rritjen enorme të çmimeve dhe ta ruajmë standardin e qytetarëve.”, tha tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Bytyqi: Brenda gjashtë muajsh do të nivelizohen pagat 
 
Në këtë periudhë kjo qeveri u përball edhe me protesta dhe greva të ndryshme. Zv/kryeministri Bytyqi tha se si qeveri është marrur vendim që të nivelizohen pagat në sektorin publik por në afat gjashtë-mujor. Këtë afat kohor sipas tij nuk e respektuan një pjesë e sindikatave. 
 
“Pas miratimit të Ligjit për pagën minimale morëm vendim që të gjitha pagat në sektorin publik të nivelizohen në nivelin e pagës minimale dhe duke pasur parasysh nenin 8 të ligjit për pagën minimale thamë se periudha e harmonizimit do të jetë gjashtë muaj. Fatkeqësisht, disa njerëz e keqpërdorën dhe para se të fillonim dialogun për harmonizimin e pagave në të gjithë sektorin publik, ata u futën në aktivitete që i pamë këto ditë, siç ishte greva e arsimit.”, tha zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Grubi: Në fokus auto-strada Shkup-Bllacë dhe koridori 8 
 
Ndëkohë zv/kryeministri i parë Artan Grubi foli për projektet insfrastrukturore. Ai tha se me tej në fokus të qeverisë mbeten auto-strada Shkup-Bllacë si dhe ndërtimi i koridorit 8. 
 
“Tashmë jemi disa ditë para përzgjedhjes së konsulentit dhe menjëherë pas përzgjedhjes së konsulentit, brenda 21 ditëve duhet të përfundojnë negociatat me konzorciumin Bechtel Enka për ti ndërtuar autostradat e fundit në vendin tonë, nga Shkupi deri në Qafë Thanë dhe nga Prilepi deri në Manastir. Besoj dhe kam bindjen e plotë që nëse këto dy procese të cilat duhet të përfundojnë brenda një muaji, një muaj e gjysëm, gurthemeline autostradës do ta vendojmë në mes të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik.”, tha zv/kryeministri i parë, Artan Grubi.
 
Ministri i financave Fatmir Besimi tha se edhe përskaj krizës kjo qeveri po arrin me sukses të menaxhojë borxhin publik. 
 
“31 mars viti 2022, borxhi publik është 57.1% nga BPV. Këto janë 3.7% pikë më pak se ajo që ishte në dhjetor. Përkthyer në para ato janë 454 milion euro hapësirë shtesë financiare për atë që vijon gjatë vitit.”, tha ministri i financave. Fatmir Besimi.
 
Synimet e qeverisë në aspektin ekonomik do të jenë tranzicioni energjetik si dhe investimi në prodhimitarinë bujqësore, u tha në forumin kushtuar 100 ditëshit të qeverisë Kovaçevski. 
 
ERSAN PAJAZITI