Maqedoni
Federata Nacionale e Fermerëve: Bujqit kanë nevojë për ndihmë shtetërore
29.04.2022 15:27
Pa një mbështetje shtesë nga shteti sektori i bujqësisë do ta ketë shum vështir për ti tejkaluar sfidat globale

Pa një mbështetje shtesë nga shteti sektori i bujqësisë do ta ketë shum vështir për ti tejkaluar sfidat globale, ndër të cilat më të mëdhatë janë rritja enorme e çmimeve të lëndëve të para, energjisë dhe lëndëve të para të përdorura në bujqësi. Federata Nacionale e Fermerëve po përpiqet të ndikojë në krijimin e të gjitha instrumenteve dhe politikave në bujqësi, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndihmojë fermerët që përballen me pasojat e kovidit dhe krizës energjetike, dhe tani luftën në Ukrainë. Ushqimet dhe sidomos drithërat po rriten çdo ditë e më shumë dhe rritja e derivateve dhe e plehrave shkakton në mënyrë të pashmangshme rritjen e çmimit të prodhimit të grurit të bukës.
“Këtë verë kërkojmë një intervenim për blerje të grurit nga Rezervat e Mallrave të Shtetit. Çmimi i prodhimit të grurit për shkak të shpenzimeve jashtëzakonisht të larta është nga 22 deri në 23 denarë për kilogram. Nëse nuk e marrim këtë, vitin e ardhshëm nuk do të ketë prodhim gruri në Maqedoni.”, tha Memet Sinani, anëtar i bordit të Federatës Nacionale të Fermerëve.
Federata Nacionale është përfshirë në mënyrë aktive në krijimin e të gjitha instrumenteve për mbështetjen e bujqësisë dhe veçanërisht në fondin intervenues.
“Në këtë mënyrë zbuten pasojat në pjesën e prodhimit të drithërave, por megjithatë çmimi i prodhimit do të jetë vendimtar.”, tha Biljana Petrovska Mitrevska nga Federata Nacionale e Fermerëve.
Sfidë e re për eksportin e produkteve bujqësore të RMV-së është mbyllja e tregjeve ruse dhe ukrainase, të cilat apsorbojnë një pjesë të konsiderueshme të tepricës së tregut të pemëve dhe perimeve. Është e pashmangshme kërkimi i tregjeve alternative në të cilat fermerët presin mbështetje nga institucionet shtetërore.
SEDAT SELIMI
