Maqedoni

Filloi procesi i rregullt mësimor, SASHK-MASH negociojnë me ndërmjetëues

29.04.2022 15:59

Procesi mësimor në shkollat fillore dhe të mesme iu kthy normalitetit pas grevës tre javore të SASHK-ut...

Procesi mësimor në shkollat fillore dhe të mesme iu kthy normalitetit pas grevës tre javore të SASHK-ut e cila u pezullua për të arritur zgidhje paqësore të kontestit për afat njëzetditor të caktuar nga SASHK. Numri një i dikasterit të arsimit Jeton Shaqiri, falenderoi arsimtarët që iu rikthyen procesit mësimor.
 
“Ju falemnderohem të gjithë mësimdhënësve të arsimit fillor dhe të mesëm që sot iu kthyen procesit arsimor, me të vërtetë jam i lumtur që filloi procesi mësimor por të gjithë jemi të sigurtë se më të gëzuar janë nxënësit që iu rikthyen procesit mësimor.”, tha ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.
 
Por bisedimet mes SASHK-ut dhe MASH-it vazhdojnë. Këtë e paralamëroi kryesindikalisti Nedellkov i cili shtoi se përmes ndërmjetësuesit të autorizuar SASHK do të mundohet të fitojë 18.4 % rritje të pages, sepse 12% i ofruar nuk është pranuar pa marrë parasysh se mësimi ka filluar. Sipas tij, protestat e mbrëmshme të një pjesë të anatrësisë janë tentim për tu dobësuar pozita e Sindikatit.
 
“Arsimtarët që dje u tubuan në protestë para selisë së SASHK-ut janë ose të painformuar ose të manipuluar. Tubimet e tilla të paidentifikauara ku nuk e dime organizatorin e as qëllimin janë tentim për dobësimin epozitave të SASHK-ut, që të jetë sindikati më I fuqishëm në vend. Nga këtu duhet filluar cili është qëllimi i reagimeve të ashpra në kët rast.”, tha Jakim Nedellkov nga SASHK.
 
Në pyetjen se a do të vazhdohet viti shkollor, Nedellkov tha se për këtë çështje ende ka bisedime mes SASHK-ut, MASH-it por edhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Edhe pse greva u pezullua në shkolla u vërejt mungesë e nxënësve. Normalizimi i tërësishëm i procesit mësimor pritet pas festave të majit, kur do të bëhet e ditur edhe ajo se çfar do të ndodhë me ditët e humbura të mësimit dhe si do të zgjidhen vonesat për maturantët. Në rrjetet sociale është ngritur peticion për anulimin e provimeve të matures.
 
FLUTURA LATIFI