Maqedoni
Mickovski: Qevria pa kapacitet për të drejtuar shtetin
29.04.2022 16:20
Qeveria nuk ka urtësi dhe kapacitet shtetformues për të pranuar ndihmën e VMRO-DPMNE-së thot lideri i opozitës Hristijan Mickovski...

Qeveria nuk ka urtësi dhe kapacitet shtetformues për të pranuar ndihmën e VMRO-DPMNE-së thot lideri i opozitës Hristijan Mickovski. Sipas Mickovskit Kovacevski dhe LSDM ka treguar se nuk ka gadishmëri për ta udhëheqyr shtetit në momentet kyçe. Mickovski insiston se tani qytetarëve dhe vendit u unitet, dhe këtë unitet LSDM dhe Kovacevski duhet të ja ofrojnë dhe bashkarisht ti tejkalojmë këtë sfida të rënda për vendin.
“Më vije shumë keq që veprojnë kështu në mënyrë jo të përgjegjshme, dhe atë në momente kur popullit i duhet unitet. Atë të cilën po e shohim nga Kovacevski, dhe nga e tërrë Qeveria është gjthcka, por vetëm jo ajo që i duhet popullit. Po pyetem vallë a aq me rëndësi i kanë tenderat në katër sy, dhe privilegjet të cilat po i shijojnë në kuriz të popullit.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
LSDM dëshiron ta vazhdon avazin e vjetër të udhëheqjes me shantazhe dhe kërcënime thot Mickovski, i cili ka kërkaur edhe zgjedhje të parakohëshme.
“Do të përfundoj ashtu siç e kam nisur. Më vjen keq që nuk ka urtësi dhe shoh vetëm sjellje të papërgjegjshme në Qeveri dhe në Kovaçevski, por së shpejti nga sot e gjithë kjo do të përfundojë.”, tha Mickovski.
Grubi: Zgjedhje në vitin 2024
Por derisa opozita kërkon zgjedhje të aprakohëshme, nga qeveria kanë thënë se zgjedhjet në vend do të mbahen në vitin 2024. Zëvëndës kryemisnitri i parë i qeverisë Artan Grubi dekalroi se qytetarët kanë nevojë për qeveri të përgjegjshme dhe korrekte dhe jo për aventura politike.
“BDI, si pjesëmarrëse në këtë koalicion, beson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në prill të vitit 2024, së bashku me zgjedhjet presidenciale. BDI e mbështet fuqishëm shumicën parlamentare dhe koalicionin qeveritar dhe ne jemi këtu për t’i realizuar këto projekte.”, tha zv/kryemisnistri Artan Grubi.
Kundër zgjedhjeve të parakohëshme u deklarua dje edhe kryemisnitri Dimitar Kovaçevski.
FITIM KRYEZIU
