Botë
Ukrainë, Rusia pengon koridore humanitare
29.04.2022 16:48
Sulmet ruse në Ukrianë vazhdojnë. Autoritetet ukrainase ankohen se forcat ruse po pengojnë evaukimin e luftëtarëve ukrainas...

Sulmet ruse në Ukrianë vazhdojnë. Autoritetet ukrainase ankohen se forcat ruse po pengojnë evaukimin e luftëtarëve ukrainas nga uzina e çelikut në Mariupol, me synimin që ti arrestojë ata. Batalioni Azov ka publikuar një video me pasojat nga sulmi rus ndaj spitalit të improvizuar.
Nga autoritetet lokale është njoftuar se rreth 100 mijë qytetarë ndodhen në rrezik për jetë për shkak të granatimeve ruse por edhe për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit. Edhe guvernatori i rajonit jugor Donjeck ka dekalruar se Rusia po i pengon koridoret humanitare. Rusia sërish ka raketuar edhe Kievin, madje edhe në kohën kur në vizitë ndodhej sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh.
“Në bisedimet tona me sekretarin e përgjithshpëm të OKB-së Antonio Guteresh pes proektil rus goditën qytetin. Kjo flet shum për sjelljen e Rusisë ndaj institucioneve globale, për tentimet e autoritetetve ruse që ti përulin Kombet e Bashkuara dhe gjithçka që paraqet organizata.”, tha Volodimir Zelensky, President i Ukrainës.
Nga ana tjetër minsitria ruse e mbrotjes ka njoftuar se aeroplanët rus kanë goditur 86 objekte ushtarake përfshie dhe dy pika armatimi me raketa dhe armë artilerike.
GYLTENE SINANI
