Maqedoni
ESHS: 53 mijë shtetas të RMV-së kanë shtetësi të dyfishtë
29.04.2022 17:11
Rreth tre për qind e numrit të përgjitshëm të popullsisë rezidente në vend...

Rreth tre për qind e numrit të përgjitshëm të popullsisë rezidente në vend, apo 53 mijë e 201 persona kanë shtetësi të dyfishtë, bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Nga gjithsej 53.201 shtetas me shtetësi të dyfishtë, shumica apo 19.645, përveç shtetësisë së RMV-së kanë dhe shtetësi bullgare, pasuar nga 10.909 me shtetësi serbe, 3819 janë me shtetësi kroate, 2393 me shtetësi të Kosovës dhe 2164 me shtetësi të Shqipërisë. Sipas përkatësisë etnike, shumica e qytetarëve me dyshtetësi janë maqedonas – 58,8 për qind, shqiptarë 16,04 për qind dhe serbë – 10,7 për qind. Burrat kanë më shumë shtetësi të dyfishtë 30 mijë e tre, gratë – 23 mijë e 198. Shtetas të një vendi tjetër që jetojnë në vendin tonë janë më shumë gra – 2824, derisa burra janë 1379. Poashtu në vend ka edhe 584 persona që nuk kanë shtetësi.
