Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, Sfeçla: Rezultat i shtrirjes së ligjshmërisë
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Xhelal Sveçla, ka deklaruar se sulmet ndaj Policisë së Kosovës...

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Xhelal Sveçla, ka deklaruar se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri janë si rezultat i shtrirjes së ligjshmërisë atje, dhe ndaljes së kontrabandës. Ai këto komente i bëri gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Siguri rreth sulmeve të fundit ndaj policisë së Kosovës në komunat e pjesës veriore.
“Këto veprime janë bërë për shkak të shtrirjes së ligjshmërisë në atë pjesë. Kemi bllokuar disa rrugë të cilat kanë pamundësuar kontrabandat, këto sulme synojnë të shkaktojnë panik tek qytetarët dhe të destabilizojnë situatën në vend. Kemi rritur aktivitetet hetuese në atë zonë për zbulimin e autorëve të këtyre sulmeve,”. tha ministri i Punëve të Brendshme ë Kosovës, Xhelal Sveçla.
