Botë

Turqi-Greqi, akuza për fluturime provokuese

29.04.2022 18:44

Turqia ka mohuar akuzat se avionët e saj luftarakë kryenin fluturime të paautorizuara ushtarake...

Turqia ka mohuar akuzat se avionët e saj luftarakë kryenin fluturime të paautorizuara ushtarake mbi ishujt grekë dhe akuzoi Greqinë për “fluturime provokuese”.
 
Ministria e Jashtme e Turqisë tha se akuzat greke “nuk pasqyrojnë të vërtetën”, duke këmbëngulur se avionët ushtarakë grekë shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore turke mbi qytetet Didim, Datca dhe Dalaman, në jugperëndim të vendit. Ministria turke i bëri thirrje Greqisë që të “ndalojë veprimet dhe retorikën provokuese” dhe të mbështesë negociatat e rifilluara së fundmi që synojnë ndërtimin e besimit midis dy vendeve.  
 
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka delkaruar një dit më parë se i kishte raportuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, inkursionet turke në hapësirën ajrore greke, duke përfshirë fluturimet e paautorizuara mbi disa ishuj të mëdhenj grekë.
 
Ministria e Jashtme greke i dorëzoi të mërkurën një notë proteste ambasadorit turk në Athinë për fluturimet e paautorizuara ushtarake.