Maqedoni

VMRO – DPMNE: Qeveria e pa aftë, të pranojë 4 ekipet e VMRO-së

30.04.2022 15:09

Vendi po fundoset në krizë politike dhe ekonomike, ndërsa qeveria e udhëhequr nga LSDM...

Vendi po fundoset në krizë politike dhe ekonomike, ndërsa qeveria e udhëhequr nga LSDM nuk është e aftë për të menaxhuar me këtë situatë, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.
 
Marrë parasysh këtë nënkryetari i VMRO-së Aleksandar Nikollovski insiston që qeveria të pranojë idenë e tyre për angazhimin e katër ekipeve me njerëz të kualifikuar nga VMRO-DPMNE të cilët do të jepnin kontribut në katër sfera, në atë të politikës së jashtme, ekonomisë, shëndetsisë dhe arsimit. Gjithashtu mbeten në qëndrimin se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare. 
 
“Mendoj se duhet të mendohet mirë, që të pranohet kjo ide e VMRO-DPMNE-së për katër ekipe në punë të jashtme, ekonomi, shëndetësi dhe arsim dhe për  caktimin e datës për zgjedhje të parakohshme sepse kjo  është mënyra që Maqedonia të dalë nga kjo krizë politike dhe ekonomike. Nëse Dimitar Kovaçevski nuk është ai që i merr vendimet në LSDM dhe nëse nuk mund të marrë vendim në LSDM, ne jemi të gatshëm të bisedojmë në LSDM me këdo që ata theksojnë se merr vendimet”, u shpreh nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.
 
Një shqetësim tjetër sipas Nikollovskit është edhe gjendja në sektorin e bujqësisë. 
 
“Në kushte të  krizë ekonomike, si dhe luftës në Ukrainë që rezulton me rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë, me mungesë të produkteve, me ndalimin e eksportit maqedonas, e sjell bujqësinë maqedonase në krizë serioze, veçanërisht në këtë rajon ku eksporti i produkteve bujqësore maqedonase dhe produkteve finale, si vera, rrushi, por edhe pjeshkët janë në pikpyetje të madhe”, theksoi Nikollovski. 
 
Këto komente Nikollovski i bëri pas vizitës në komunën e Negotinës, e cila drejtohet nga kuadër i VMRO-DPMNE-së. 
 
ERSAN PAJAZITI