Maqedoni
Fillon rinivimi i qendrë urgjente, do punohet por me vëllim më të vogël
30.04.2022 16:12
Fillojnë aktivitetet rinovuese të Qendrës Urgjente Kirurgjike...

Fillojnë aktivitetet për rinovimin e Qendrës së Urgjencës Kirurgjikale. Pacientët do të pranohen dhe do të trajtohen në kohë, ekipet në detyrë do të funksionojnë pa probleme gjatë gjithë ditës, por me vëllim më të vogël dhe pacientët që kanë nevojë për kujdes urgjent shëndetësor do të trajtohen në mënyrë adekuate, bëjnë të ditur nga Qendra e Urgjencës Kirurgjikale.
“Zyrtarisht rinovimi I qendrës do të filloj me 3 maj e mart. Në këtë moment po bëhet riorganizimi, zhvendosja e ambulantave që janë në kuadër të Qendrës së Urgjencës Kirurgjikale do të dislokohen në ambulancat e Klinikës së Traumatologjisë. Do të ketë dy ambulanta që do të pranojn pacientët për patologji urgjente”, u shpreh drejtori i qendrës urgjente Aleksandar Trajanvski.
Gjatë periudhës së rinovimit, pacientët me patologji urgjente do të pranohen në ambientet e ambulancës së klinikës së traumës, e cila do të përshtatet përkohësisht në një qendër urgjente.
Në rast të rritjes së numrit të pacientëve gjatë procedurave rikonstruktive në qendrën urgjente, është planifikuar që të gjithë pacientët nga Shkupi të përkujdesen në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ndërsa pacientët nga qytetet tjera shërbimet shëndetësore do ti marrin në Spitalin special për sëmundje kirurgjikale “Shën Naum I Ohrit”.
SANIJE DURAKU
