EVN Maqedoni sanoi defektet në rajonet me krizë energjitike për shkak të motit
Vendbanimet më problematike të rajonit të Ohrit dhe Strugës janë duke u furnizuar me energji elektrike, njofton EVN-ja....

Vendbanimet më problematike të rajonit të Ohrit dhe Strugës janë duke u furnizuar me energji elektrike, njofton EVN-ja duke shtuar se gjatë periudhës së mbrëmjes së shtunë dhe në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, është normalizuar furnizimi në Kuraticë, Llivoishtë, Vipallë, Mali Vllaj, Tomoros, Leskoec, Konjsko, Stenjë në Strugë, ku të gjithë janë të kyçur me energji elektrike edhe tek fshatrat e Mislleshevës.
Ekipet e EVN Maqedonisë janë duke punuar në sanimin e defekteve tek hyrja kufitare Qafë Thanë, ku së bashku me vendbanimet në këtë pike janë duke u ngritur shtylla edhe në fshatrat Misllodozhdë.
Në Ohër, Strugë, Resnjë dhe në shumicën e fshatrave në këtë rajon ekipet e EVN-së i sanuan ndërprerjet më të vogla të rrjetit të tensionit të ulët.
Largëpërçuesi i 10kW në fundin e Rekës është në fazën përfundimatare të vendosjes, thuhet në kumtesën nga EVN-ja.
Tek shtyllat e reja të sapongritura janë duke u vendosur izolues dhe përçues dhe është duke u bërë lidhja mes Liqenit të Dibrës.
Nga EVN Maqedoni informojnë se punohet intezivisht në normalizimin e furnizimit me energji elektrike në fshatrat e rajonit të Rekës. Depërtimi i ekipeve të EVN-së deri tek vendi i defekteve ende bëhet shumë i rëndë për qarkullim, ndihmë të madhe ofroi edhe MPB-ja.
Për punën e rrjetit distributiv në këtë pikë janë angazhuar 230 eleketromontues. Ekipet do të qëndrojnë në terren deri sa do të mënjanohen defektet dhe derisa çdo konsumatorë do të furnizohet me energji elektrike, thuhet në kumtesë.
