Botë
ShBA: Në Ukrain po ndodh çmenduria dhe brutalitet rus
30.04.2022 16:54
Ministria e mbrojtjes së SHBA-së ka akuzuar presidentin rus Putin se ka vepruar si I “çoriditur”...

Ministria e mbrojtjes së SHBA-së ka akuzuar presidentin rus Putin se ka vepruar si I “çoriditur” në pushtimin e tij në Ukrainë. Zëdhënësi John Kirby ishte dukshëm i emocionuar kur pyeti se si një person "moral" mund të justifikojë krimet e kryera nga Rusia.
“Unë nuk do të hyj në psikologjinë e Vladimir Putinit. Është e vështirë të shihet se çfarë ai dhe forcat e tij po bëjnë në Ukrainë, çdo individ etik dhe moral vështirë se mund ta justifikojë. Është e vështirë të shikosh fotot dhe të imagjinosh se çdo udhëheqës i pjekur mund ta bëj këtë", u shpreh zëdhënësi i Pentagonit, Jon Kirbi.
Presidenti ukrainas Zelenski ka thënë se është ende i hapur për bisedimet për paqe me Putinin. Por ai vlerson se ekziston rreziku i madh që të dështojnë për shkak të agresionit rus.
“Pas Buça dhe Mariupol, njerëzit duan të vrasin ushtrinë ruse që ka kryer krime. Sepse ata vranë njerëzit tanë. Dhe kur ke një qëndrim të tillë, është e vështirë të flasësh për diçka. Nuk eshte e lehte. Kjo është arsyeja pse unë jam me shoqërinë time dhe me popullin tim, por në të njëjtën kohë e kuptoj që nëse ka një shans, duhet të flasim”, theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Më herët, Ukraina njoftoi ndjekjen e 10 ushtarëve rusë të akuzuar për krime lufte në Buça, ku u vranë të paktën 400 civilë. Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se më shumë se një milion njerëz ishin evakuuar nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i luftës në shkurt.
“Ne kemi ngecur për shkak të kësaj mospërputhjeje, për shkak të dëshirës së tyre për të luajtur lojëra çdo herë dhe, me sa mund ta marr me mend, marrin udhëzime nga Uashingtoni, nga Londra dhe disa kryeqytete të tjera për të mos përshpejtuar procesin e negociatave ”, u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Rusia ka konfirmuar se ushtria e saj kreu një sulm ajror në kryeqytetin ukrainas gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Lavrov tha se Rusia nuk ishte në luftë me NATO-n, por se NATO dhe BE besojn se janë në luftë me Rusinë.
SANIJE DURAKU
