Maqedoni
“Fitch”, konfirmon rejtingun kreditor të vendit me BB+
30.04.2022 17:57
Edhe përskaj krizës globale ekonomike rejtingu kreditor i vendit është i qëndrueshëm dhe stabil...

Edhe përskaj krizës globale ekonomike rejtingu kreditor i vendit është i qëndrueshëm dhe stabil. Agjencia kreditore e rejtingut “Fitch” konfirmoi rejtingun kreditor të vendit BB+.
Siç njoftoi Banka Popullore, në raport thuhet se, vlerësimi i këtillë mbështetet në politika kredibile dhe konzistente, të mbështetura nga stabiliteti shumëvjeçar i kursit devizor të denarit.
“Fitch nënvizon se niveli adekuat i rezervave devizore, mundësoi përmbushje të likuiditetit të nevojshëm devizor në fillim të vitit 2022. Rezervat devizore vlerësohet se do të mbesin stabile edhe më tej dhe ta mbajnë stabile në mënyrë adekuate stabilitetin e denarit. Në mënyrë shtesë, në raport presionet ndaj bilancit të pagesave vlerësohet si i përkohshëm, ndërsa rreziqet në sektorin e jashtëm janë ulur duke pasur parasysh mundësinë e vazhdueshme për shfrytëzim të likuiditetit devizor përmes linjës re të Bankës Qendrore Evropiane”, njoftoi Banka Popullore.
Megjithatë në raport thuhet se ndikimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainë do të ndjehet përmes rritjes së nivelit të çmimeve vendore, të cilat do të rriten si rezultat i çmimeve më të larta të importit të energjenseve dhe prodhimeve ushqimore, duke pasur parasysh se këto përbëjnë mbi 50 përqind të shportës së konsumatorëve.
Nga Fitch gjithashtu vlerësojnë se sektori bankar mbeti i fuqishëm edhe përskaj pandemisë.
ERSAN PAJAZITI
