Maqedoni

Festime në disa qytete të vendit, me rastin e ditës së policisë - 7 majit

30.04.2022 18:19

Në kuadër të shënimit të sivjetshëm të 7 majit, ditës së policisë së Maqedonisë...

Në kuadër të shënimit të sivjetshëm të 7 majit, ditës së policisë së Maqedonisë, qytetarët në disa qytete të vendit  patën mundësi të shoqërohen me polic nga të gjitha njësitë, të njihen me profesionin e tyre, por edhe me pajisjet që disponon policia.
 
Ministri Oliver Spasovski tha se ky koncept i festimit të festës kishte për qëllim afrimin e policisë me qytetarët. Qytetarët shprehen të kënaqur me nismën e MPB-së. Ata thonë se ngjarje të tilla duhet të jenë më të shpeshta në mënyrë që të njihen me punën e njësive të ministrisë. 
 
“Një nga prioritet kyçe të udhëheqsisë së MPB-së ishte që mirë të vendosemi në nivel strategjik të mirë që ta rrisim sigurinë dhe prandaj tani i kemi rezultatet më të mirë në 30 vitet e fundit në shumë segmente të MPB-së, krimin e organizuar dhe korupcionin, tregtinë e pajeluar dhe kontrabandën me drogë apo armë. Rezultate të mirë në komunikacion,  dhe kjo është vetëm një motiv shtesë për ne që të vazhdojmë edhe më fuqishëm dhe me përkushtim në këtë punë.  Rezultatet të cilat I kemi vendosur me bahskëpunimin e ndërsjellë me qytetarët është elementi më i fuqishëm i mbështetjes së ndërsjellë. Ashtu që kjo është ngjarja e rëndësishme dhe kjo është porosia që ne sot e japim deri te opinioni se qytetarët dhe policia janë së bashku”, u shpreh ministri i punëve të mbrendshme Oliver Spasovski.