Janë hedhur 85 ton kripë në bulevardet në Shkup
Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit natën e kaluar në vendet kritike dhe në bulevardet kanë hedhur 85 ton kripë.....

Gjatë fundjavës së kaluar ndërmarrjet e qytetit e pastruan edhe akullin nga trotoaret njoftoi sot shërbimi për media i Qytetit të Shkupit, prej ku theksojnë se e ndjekin situatën në terren dhe do të intervenojnë sipas nevojave.
"Qyteti i Shkupit u rekomandon shoferëve të ngasin me kujdes automjetet dhe t'u përmbahen kushteve në rrugë. Përkujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të qytetit, ndërsa rrugët tjera janë në kompetencë të komunave dhe ata, janë të obliguara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Apelojmë deri te qytetarët, këshillat e shtëpive dhe pronarët e objekteve afariste t'i përmbahen obligimit ligjor për pastrimin borës nga hyrjet deri në objektet e tyre" - thuhet në kumtesë.
