Karl Bild paralajmëron luftë të madhe në 2015
Hymë në një botë më të rrezikshme. Ukraina, Lindja e Afërt dhe Koreјa Veriore janë disa nga shkëndijat të cilat mund të shkaktojnë konflikt të madh këtë vit...

Këtë paralajmërim e shfaq ish shefi i diplomacisë suedeze Karl Bild, duke theksuar zonat të cila vitin e kaluar u goditën nga krizat dramatike dhe në të cilat situata këtë vit mund të përkeqësohet, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Goteborgu.
Në shkrimin e tij debutues në gazetë "Dagens Industri", Karl Bild e thekson shërbimin e huaj për zbulim dhe dyshimet për prezencën e një nëndetëse të paidentifikuar në arkipelagun pranë Stokholmit si shembull të situatës së krizës e cila mund të intensifikohet këtë vit.
Bild në të njëjtën kohë nuk beson se KB-ja mund të arrijë diçka të posaçme me këtë plan.
Pa kapitulluar, duhet të shohim realisht se Organizata botërore është paralizuar politikisht në pjesën kryesore të çështjeve të saj vendimtare, thekson Karl Bild.
Sipas tij agresioni rus ndaj Ukrainës është "sfida vendimtare". Ai gjithashtu paralajmëron mundësinë të shpërthejë konflikt afatgjatë në botën myslimane arabe, e cila mund të krahasohet me luftën 30-vjeçare evropiane gjatë shekullit të 17-të.
Viti që kaloi tregoi me qartësi të madhe se bota u bë më e rrezikshme. Të gjithë duhet të jemi të gatshëm në pasojat nga zhvillimi i tillë në plan më të gjerë të politikës tonë, konstaton Karl Bild.
