Maqedoni

1 maji: Atmosferë e zbehtë, shumë pak njerëz në Matkë

01.05.2022 14:56

Ndryshe prej herave tjera, kur 1 maji shënohej nën organizime të ndryshme...

Ndryshe prej herave tjera, kur 1 maji shënohej nën organizime të ndryshme, ku nuk mungonin pikniqet dhe skarat, këtë vit nuk ka një atmosferë të tillë.
 
Në Matkë numri i atyre që kishin dalur për të bërë piknik ishte shumë i ulët. Kishte vetëm njerëz të cilët kishin dalur për të bërë xhiro, por edhe turistë që po eksploronin  natyrën e bukur të kësaj zone.
 
“Sot është më dobët. Më parë kishte më shumë organizime, grupe, skara”, u shpreh i anketuari.
 
“Të gjithë shkonim në grupë për piknik, tani më pak”, theksoi i anketuari.
 
“Ne jemi nga Mali i Zi, një grupë që kemi ardhur për shëtitje në Shkup. Kjo është hera e dytë që po e vizitoj Shkupin dhe me të vërtetë më pëlqen”, u shpreh i anketuari.
 
“Po vij nga Sofja, mund të them se këtu është shumë më pastërt se në Sofje”, theksoi i anketuari.
 
Nëse viteve tjera qytetarët kishin vështirësi për të gjet një vend për piknik apo për parking, këtë vit në Kanjonin e Matkës fotografia ishte ndryshe. 
 
Qytetarët shprehen se shkak për këtë fotografi në këtë 1 maj është muaji i Ramazanit, por edhe kriza ekonomike në vend. 
 
ERSAN PAJAZITI