Maqedoni
Partitë politike reagojnë për ditën ndërkombëtare të punës
01.05.2022 16:05
Për vetëm katër vjet e gjysmë, e kemi dyfishuar pagën minimale nga 8.800 në 18.000 denarë në të gjitha veprimtarit...

Për vetëm katër vjet e gjysmë, e kemi dyfishuar pagën minimale nga 8.800 në 18.000 denarë në të gjitha veprimtarit thonë nga LSDM. Rritja e fundit nga 15.200 në 18.000 denarë është realizuar në krizën më të madhe ekonomike botërore.
Me rritjen e pagës minimale ka një rritje të të gjitha pagave në të gjithë sektorët në një periudhë gjashtëmujore thonë nga partia e Kovaçevskit për të shtuar se e diela si ditë jopune është bërë realitet në periudhën e tyre por edhe krijuan vende të reja pune të paguara mirë përmes të cilave papunësia është ulur nën 16 për qind.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM është në kontakt të vazhdueshëm me sindikatat dhe punëdhënësit përmes dialogut social për të arritur zgjidhje që nënkuptojnë kushte më të mira pune.Si parti përgjegjëse vazhdojmë të kujdesemi realisht për punëtorët, sepse ata dhe puna e tyre janë garantues i një ekonomie të qëndrueshme dhe rritjes së përshpejtuar ekonomike”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Daniela Markoska.
Mbi 500.000 qytetarë të Maqedonisë nuk mund të përballojnë së paku një vakt në ditë dhe rritja e çmimit të karburanteve, rrymës dhe produkteve bazë vetëm sa rritin këtë numër, thuhet në komunikatën me shkrim të lidërit të opozitës Mickovski. Nuk ka para për mësues, administratë e punëtorë të tjerë, por ka miliona për funskionarët qeveritar të siguruara përmes tenderëve por edhe për luksin e ministrave.
“Një rrugëdalje nga kjo situatë e pashpresë nevojitet urgjentisht. Maqedonia nuk guxon të zhytet më shumë, katastrofa kombëtare e përgatitur nga kjo qeveri nuk duhet të vazhdojë. Duhet uniteti kombëtar kundër elitës së korruptuar në pushtet dhe duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të gjetur një rrugëdalje nga kriza. "Vetëm kështu do të vijnë kohë më të mira, një punë më e mirë standarde dhe e vlerësuar e punëtorit maqedonas," tha Mickovski.
Nuk ka paqe në mungesë të sigurisë ekzistenciale, thonë nga e Majta. Thonë se për shkak të besimit në këtë parti, çdo ditë ju drejtohen 10-ra puntorë të cilëve u janë shkelur të drejtat dhe ata si parti vazhdimisht ju ofrojnë ndihmë.
“Dorzonim kërkesa deri të inspektorati i punës, kemi paraqitur padi në gjykatat kompetente, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Lufta nuk ndalet këtu ajo do të vazhdoj deri në kthimin e dinjitetit të punëtorit”, thonë nga e Majta.
Në ditën e punëtorëve, megjithatë, në qendrat partiake nuk munguan urimet për punëtorin si dhe qëndrimi se lufta për promovimin e të drejtave të punëtorëve duhet të jetë një proces i përhershëm dhe i dyanshëm.
SANIJE DURAKU
