Maqedoni
1 maji shënohet me protesta, sindikatat kërkojnë rritjen e rrogave
01.05.2022 16:28
Mijëra punëtorë në vend dolën në rrugë për të protestuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyre...

Mijëra punëtorë në vend dolën në rrugë për të protestuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyre. Rritje lineare e rrogave prej 2806 denarë në sektorin publik dhe në atë privat, kthim i regresit për pushimin vjetor janë kërkesat që morrën zë në protestën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë me rastin e 1 majit, ditës së punës.
Kjo protestë filloi para oibjektit të Lidhjes së Sindikatave për të vazhduar para Kuvendit, Odës Ekonomike dhe në fund para qeverisë.
“Në shenjë të solidaritetit 2806 denarë rritje lineare e rrogoave nga pastruesi e deri te presidenti i i shtetit. Kthimin e regresit apo k15 të cilën të dretjë e humbëm gjatë vitit 2008. Gjithashtu përshëndesim vendimin për të dielën ditë jo-pune , ku 92% e punëtorëve pushojnë, kurs 8% që punojnë marrin mëditje minimale për 50%, kurse ato në tregti marrin mëditje 100%”, u shpreh kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski.
“Është koha tju tregojmë se ekzistojmë dhe se ne të cilët ua kemi dhënë mandatin për qeverisje, syhapur po i ndjekim hapat e tyre, të cilat në periudhën e fundit sipas neve janë pa idea. Është koha tiu tregojmë punëdhënësve se prodhimtaria e tyre realizophet përmes punës tonë dhe profiti i tyre varet nga puna jonë e shpejtë, cilësore dhe efikase”, thekson protestuesi.
Protestuesve para iu bashkuanedhe zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyçi dhe ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska. Ata premtuan zgjidhje të kërkesave të sindikatit.
“Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë. Ne si qeveri themi se kapitali njerëzor është para se gjithash. Ne nuk kemi tjetër pasuri, ju jeni pasuria jonë. Prandaj, do të bëjmë gjithçka që seecili punëtor pa marrë parasysh në sektorin publik apo privat të paguhet denjësisht”, theksoi zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyçi.
“Si qeverri dhe si ministri kompetente për punën, premtoj se së bashku do ta vazhdojmë luftën për kushte më të mira të punës, për përparimin e të drejtave të punëtorëve dhe për paga më të mëdha për secilin prej nesh”, u shpreh ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska
Protestuesit gjithashtu bënë thirrje deri te punëdhënësit që të tërheqin ankesën deri te Gjykata Kushtetuese që ka të bëjë me të dielën ditë jo pune. Ata thonë se nëse nuk përmirësohen kushtet e tyre të punës do të organizojnë grevë të përgjithshme
ERSAN PAJAZITI
