Sulm i armatosur në kufirin mes Arabisë Saudite dhe Irakut

05.01.2015 11:33

Të paktën dy policë janë vrarë, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në një sulm të armatosur të patrullës kufitare në kufirin mes Arabisë Saudite dhe Irakut, njoftoi Ministria saudite e Punëve të Brendëshme....

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në rajonin Arar.

Militantët e Shtetit Islamik, të cilët janë të angazhuar në luftime të ashpra në Irak dhe Siri, raportohet se kanë marrë territore të mëdha në kufirin midis Irakut dhe Arabisë Saudite, pavarësisht mbrojtjes së madhe saudite dhe kamerave të monitorimit.

Tani për tani nuk dihen shkaqet për sulmin dhe kryerësit.