Maqedoni

Ortodoksët, katolikët dhe myslimanët lutje të përbashkët për paqe në Ukrainë

01.05.2022 17:37

Lutje për paqe në Ukrainë dhe gjith botën dërguan tre bashkësitë më të mëdha fetare në republikën e Maqedonisë së Veriut...

Lutje për paqe në Ukrainë dhe gjith botën dërguan  tre bashkësitë më të mëdha fetare në republikën e Maqedonisë së Veriut. Ortodoksët, Kisha Katolike, por edhe bashkësia fetare islame pranuan, që në të gjitha vendbanimet, në fund të lutjes të kryejnë një rit në të gjithë tempujt e tyre në mbarë Maqedoninë. 
 
“Të gjith neve të na mbroj, të ketë mëshirë dhe të na shpëtojë, le t'i japë paqe dhe dashuri gjithë botës. Për këtë u lutëm”, u shpreh At Sasho nga Kisha Katolite.
 
Kryetari I  Shoqatës së Ukrainasve, Alexander Urbanovich, thotë se lufta ka prekur të gjithë. Personat nga Ukraina me të cilët ai ka komunikuar e kanë informuar se nuk ka vend të sigurt në vendin e tyre. Sipas tij, fshatra dhe qytete të tëra janë shkatërruar.
 
“Kjo luftë I tangon të gjithë qytetarët  edhe në Ukrainë edhe në botën. Kjo është luftë jonormale, kundër botkuptimeve tona lidhur me shekullin 20021”, theksoi kryetari i  shoqatës së ukrainasve Alexander Urbanovich.
 
Ambasadorja e Ukrainës në Maeqdoni thotë se ne jetojm në një realitet tjetër, në luftë. Ajo tha se vlerson solidaritetin e qytetarëve të maqedonisë dhe potencoi se rreth 600 ukrainas kanë kërkuar strehim në Maqedoni dhe po strehohen nëpër  familjen ose miqtë e ngushtë.
 
“Është shumë e vështirë. Por jemi të bindur se do të fitojm. Do të fitojm sepse ka drejtësi dhe besojë se edhe Zoti është me ne. dua të falenderoj edhe shtetin tuaj sepse shumë na ka ndihmuar”, u shpreh ambasadorja e Ukrainës në RMV Natalia Zadorozhnjuk. 
 
Lutjet për paqe në Ukrain janë me iniciativë të Shoqatës “Lesja Ukrainka”.
 
SANIJE DURAKU