Botë

Lufta në Ukrainë: Vazhdon evakuimi në Donjeck, beteja të ashpra

01.05.2022 18:02

Presidenti ukrainas Zelenski theksoi se prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë kanë humbur jetën më shumë se 23 mijë ushtarë rus...

Presidenti ukrainas Zelenski theksoi se prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë kanë humbur jetën më shumë se 23 mijë ushtarë rus. Janë shkatëruar më shumë se 1 mijë take ruse dhe pothuajse dy mijë automjete tjera të luftarake.
 
“Okupatorët  mblodhën fuqi shtesë për sulme të reja kundër ushtrisë tonë në lindje të vendit. Ata sollën përforcime në rajonin Kharkiv, duke u munduar që të rrisin presionin ndaj Donbasit. Ata humën më shumë se 23 mijë ushtarë  në betejat e kësaj lufte të pakuptimtë për Rusinë, por nuk ndalojnë”, u shpreh presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski.
 
Moska pranoi se nga fillimi i luftës janë vrarë më shumë se 1 mijë rusë, kurse numri i të vrarëve nga rradhës e ushtarëve të Ukrainës është më shumë se 23 mijë. 
 
“Forcat e armatosura të Federatës Ruse e vazhdojnë operacionin special ushtarak në Ukrainë. Raketat me precizitet të lartë Oneks shkatëruar depo me armë dhe municion të ardhura nga SHBA dhe vendet evropiane. Raketa me precizitet të lartë goditi 7 objekte ushtarake në Ukrainë”, theksoi zëdhënës i ministrisë së mbrojtes së Rusisë, Igor Koneshenko
 
Një grup prej 20 civilë e lanë fabrikën Azovstal ku po ndodhen ushtarët e fundit të Ukrainës në Mariupol
 
“Transferuam 20 civilë, të shpëtuar nga granatat. Ato janë gra dhe fëmijë. Shpresojmë se këto njerëz do të dërgohen në drejtimin e marrur vesh, në Zaporozhje, në territorin e kontrolluar nga Ukraina. Luftëtarët në Azovstal vazhdojnë operacionin e shpëtimit”, shprehet nën-komandant i ushtrisë së shppëtimit “Azov” Svjatosllav Pallamar
 
Po vazhdon edhe evakuimi në rajonin e Donjeckut, ku ka beteja të ashpra. 
 
“Është e frikshme, i përcollëm fëmijët tanë, por ne jemi ende këtu”, thekson qytetari.
 
“Duhet ta ndalojmë së bëri këtë. Përse u është e nevojshme, kujt i duhet. Ata thonë se populli ynë është i përgjegjshëm., A nuk po munden të mirren vesh dhe ta mbarojnë këtë”, shprehet qytetari.
 
Kryetari i Mariupolit Bonjçenko tha se gjatë dy viteve të okupimit të Mariupolit gjatë kohës së luftës së dytë botërore nazistët kanë vrarë dhjetë mijë njerëz, kurrse rusët dyfish e kanë rritur atë numër gjatë okupimit dy mujor të qytetit
 
ERSAN PAJAZITI