Mesazhe paqeje, dashurie dhe mëshire, besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin
Pas 30 ditëve agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit....

Në mbarë botën Besimtarët muslimanë, festojnë Fitër Bajramin. Në këtë ditë mbretëruan mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire.
Manifestimi kryesor në vendin tonë, u mbajt në Shkup në xhaminë Mustafa Pasha, ku morën mjesë një numër i madh i besimtarëve dhe kryesia e Bashkësisë Fetare Islame në RMV.
Mesazhi i faljes së sotme iu dedikua dashurisë edhe solidaritetit ndaj të pamundurve. Nuk munguan as mesazhet kundër luftës e urimet për paqe në botë.
“Festa e Ftër Bajramit, është ngadhnjim i së mirës ndaj të keqes, i shpirtërores ndaj epshores e emocionales, I të sinqertës ndaj mashtrimit, I ngritjes ndaj rënies, durimit ndaj mosdurimit. e gjithë kjo të bën personalitet të aksionit në kultivimin e së mirës e evitimit ndaj së keqes. kjo ëhtsë rruga e vërtetë e ngritjes së besimtarit, që në momentin e duhur t’ju japë përgjigje sfidave ndaj situatave që sjelll koha në të cilën jetojmë. Sfida më e madhe sot, është lufta, që lëviz në tërë botën, sot në një vend e nesër në një tjetër. Ramzani i bekuar me vlerat e tij si dhe kjo ditë e madhe, na mësojnë se luftrat janë të uaja për Islamin, e paqja është më e shtrenjta për njeriun. Sipas islamit, të shpëtosh një jetë, ke shpëtuar të gjithë njerëzimin, e të mbysësh një jetë njerëzore, është si të mbysësh tërë njerëzimin” – u shpreh Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, shaqir ef.fetahu.
Pas faljes së Bajramit, besimtarët iu drejtuan shtëpive të tyre për të vijuar me kremtimet e kësaj dite.
Fiter Bajrami vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët privohen nga ushqimi dhe uji që prej lindjes së diellit e deri në perëndim të tij, një sakrificë që dëshmon besimin ndaj Zotit, përgjatë së cilës krahas faljeve dhe lutjeve jepet edhe sadakaja e fitrit për të varfrit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
