Stratfor: Rusia e humb ndikimin ndaj Bullgarisë dhe ndaj Serbisë

05.01.2015 11:37

Ndalimi i projektit Rrjedha Jugore dhe kriza e rublës janë dy elementet më të rëndësishme të cilat e zvogëlojnë ndikimin e Rusisë ndaj Bullgarisë dhe ndaj Serbisë, theksohet në konkludimin e analizës së Stratforit....

"Ulja e çmimit të naftës dhe sanksionet ekonomike sollën deri në uljen e vlerës së rublës për 40 për qind nga fillimi i vitit 2014 dhe dy shtetet ballkanike me lidhje tradicionalisht të fuqishme me Rusinë do të kenë vështirësi për gjetjen e kredive financiare dhe tregtare", parashikon Stratfor.

Ndalimi i projektit Rrjedha Jugore pamundësoi edhe hapjen e vendeve të punës në Bullgari dhe në Serbi.

Dy shtetet janë në masë të madhe të varura energjetike nga gazi rus.