Shqipëri, besimtarët musliman festojnë Fitër Bajramin
Sheshi “Skënderbej” në Tiranë....

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është mbushur mëngjesin e sotëm nga mijëra besimtarë myslimanë, në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe urimin për përfundimin sa më të shpejtë të luftës në Ukrainë.
“Me faljen e namazit të Fiter Bajramit çdo mysliman përmbush dëshirën dhe respektin ndaj Zotit për të sakrifikuar me agjërimin për 30 ditë, me shpresën e pranimit të tij dhe të çdo lutje e faljeje. Nga ky shesh me këtë falje dhe me këto urime mbyllet muaji i madh i Ramazanit ku predikohet devotshmëria për të qenë më të mirë për familjet dhe shoqërinë tona”, tha nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica.
